‘Zgjedhjet test për PDK dhe LDK’, analisti: Sot provohen politikat e partive dhe kryetarët e rinj

17 Tetor 2021 | 14:00

Analisti nga Kosova Fidan Rama tha për Euronews Albania se këto zgjedhje janë një test për PDK dhe LDK-në dhe kryetarët e këtyre forcave politike.

Reformat që ka nisur PDK dhe LDK pas 14 shkurtit, duke zgjedhur kryetarë të rinj, po kërkojnë ta përmbysin rezultatin humbës në nivel komunal, tha analisti.

“Ata kanë dashur të sjellin mesazhin se po përpiqen të ndryshojnë. Këto zgjedhje janë test për pushtetin për të treguar se nuk ka qenë fitore e rastësishme dhe për opozitën për reformimin që kanë bërë pas 14 shkurtit. LVV nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur në zgjedhjet komunale. Nga ana nga ana tjetër opozita duke sjellë figura të reja në komuna do të tregojë se e ka kuptuar mesazhin e  humbjes së 14 shkurt”, tha analisti Rama.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026

Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike

“Kosova ka nevojë për unitet dhe për një vizion që e forcon shtetin brenda dhe jashtë vendit”, tha kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani...
08:29 | 29/05/2026

Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën

Aleanca hapi fushatën zgjedhore në Gjakovë. Ish-kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar Ardian Gjinin si një nga kandidatët më të zotë për kryeministër....
08:27 | 29/05/2026