Zgjedhjet lokale në RMV me rëndësi për rrugën euriopiane të vendit, thotë Ali Ahmeti

17 Tetor 2021 | 14:55

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti pas hedhjes së votës i cilësoi këto zgjedhje si shumë të rëndësishme në rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa uroi që zgjedhjet të shkojnë sipas gjithë standardeve, Ahmeti tha se zgjedhjet e lira janë pasqyra e ushtrimit të demokracisë.

“Këto zgjedhje po shtrohen për zgjidhje përfundimtare. Në këto 20 vite jemi përballur me vështirësi të shumta, kemi pasur kundërshti të ndryshme që bëheshin pengesë për anëtarësimin e vendit në NATO, por edhe pengesa për hapje të negociatave për në Bashkimin Europian,” – u shpreh kreu i BDI-së.

Sipas tij procesi për anëtarësim në BE po i afrohet fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026