Maratona e Tiranës me emocione për garuesit, kaos për shoferët
2500 vrapues, prej të cilëve 1000 persona nga 35 shtete të ndryshme të botës morën pjesë në edicionin e 5-të të Maratonës së Tiranës.
Etheve të garës së vrapuesve iu bashkuan edhe emocionet e familjarëve të tyre si dhe sytë kureshtarë të të pasionuarve pas këtij sporti.
“Gjërat që organizohen janë shumë të bukura, sidomos për rininë që mos të rrinë kot në kafe, edhe ne kënaqemi,” – tha një qytetar.
“Kemi qenë sportiste vetë, pamundësia për të marrë pjesë, tani po bëjmë tifozllëk,” – u shpreh një tjetër.
Maratona e Tiranës nisi nga sheshi “Skënderbej” për të vijuar në disa prej rrugëve kryesore të qytetit. Pista e vrapit arriti deri në trajektoren 42 kilometër, duke bllokuar kalimin e mjeteve në këtë zonë.
Bllokimi i rrugëve për disa orë në kryeqytet ka shqetësuar një pjesë të qytetarëve, të cilët janë detyruar të ecin në këmbë për shkak të pamundësisë për të marrë autobusin. Megjithatë ka pasur dhe qytetarë që janë treguar mirëkuptues.
“Kam njerëz në spital, shkova në këmbë nga spitali e këndej. Unë nuk e marr vesh, çfarë është kjo mendje. 2 km rrugë. Sigurisht që jemi lodhur , ja me çantë me gjëra, çfarë të bëjmë,” – tha një qytetare.
Për shkak të bllokimit të rrugëve, shumë makina u detyruan të ndërrojnë kah pasi u hasën me forcat policore që rrethuan perimetrin e pistës së vrapit. Për këtë arsye kjo ditë maratone është cilësuar edhe si dita pa makina në kryeqytet.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania