Kosova është model i zgjedhjeve në Ballkan, sipas analistit politik
Kosova është shembull në Ballkan për mënyrën se si realizohen zgjedhjet, sidomos në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor, tha në studion e Euronews Albania analisti politik Enver Bytyçi.
“Në raport me Shqipërinë është me qindra kilometra përpara, por është shumë më mirë edhe se zgjedhjet në Serbi, RMV, Bosnje Hercegovinë dhe Malit të Zi”, u shpreh analisti.
Analisti tha se mënyra se si realizohen zgjedhjet pasqyron demokracinë e një vendi, si edhe mënyrën se si funksionojnë institucionet. Për Kosovën, analisti Bytyçi tha se qeveria Kurti po punon shumë për forcimin e institucioneve.
Enver Bytyçi tha se kultura politike në Kosovë është e përparuar, “ndryshe nga ajo që shohim, në Shqipëri”.
Për analistin kjo nuk lidhet vetëm me integritetin e liderëve, por edhe me popullin që nuk e pranon korrupsionin.
LEXONI GJITHASHTU:
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike
Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës