REZULTATI: Maqedonia e Veriut numëron votat e zgjedhjeve lokale
Në zgjedhjet lokale të Maqedonisë së Veriut kanë marrë pjesë gati 49% e votuesve ose thënë ndryshe rreth 846 mijë votues.
Rezultatet live:
Euronews Albania
Partitë shqiptare, BDI, Besa, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët kanë krijuar koalicione multietnike me partitë maqedonase.
Maqedonia e Veriut ka nisur procesin e numërimit të votave të para rreth dy orë pas mbylljes së votimit.
21:00-VMRO-DPMNE pretendon për parregullsi në zgjedhje
Partia kryesore opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE në mbyllje të procesit të votimit ka pretenduar për parregullsi.
Në konferencën e parë për mediat, përfaqësues të VMRO-DPMNE tha se ka pasur veprime korruptive nga ana e qeverisë.
Pavarësisht kësaj, VMRO-DPMNE tha se shpresonte për një rezultat më të mirë dhe pjesëmarrje më të madhe në raundin e dytë për komunat që do të shkojnë në balotazh.
21:15-LSDM pretendon për fitore bindëse
Partia në pushtet, LSDM ka pretenduar në daljen e parë për mediat pas mbylljes së votimit për sigurimin e një rezultati pozitiv në zgjedhje.
Sekretari i Përgjithshëm i saj, Ljupço Nikollosi u shpreh se nga numërimi i parë udhëheq në të gjitha komunat ku ka kandidat.
Sipas tij, LSDM do të fitojë bindshëm në të gjitha komunat duke rikonfirmuar rezultatin e katër viteve më parë.
21:35-VMRO-DPMNE shpall fitoren
Kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski përmes një reagimi në rrjetet sociale ka shpallur fitore në zgjedhjet lokale.
“Qytetarët janë të vendosur. Shpesa ka lindur. Për çdo person në Maqedoni. Së bashku për një të ardhme të re. Vitore dhe përgjegjësi e madhe! Faleminderit populli i Maqedonisë”, shprehet ai.
22:10 Garë e fortë mes shqiptarëve në Tetovë
Nga numërimi i votave të para në Komunën e Tetovës, kryeson kandidatja e BDI, Teuta Arifi me rreth 26%. Në vend të dytë është Biljal Kasami i Lëvizjes Besa me 22%. Në vend të tretë Vullnet Murseli i Koalicionit për Shqiptarët dhe Alternativa me 12%. Kurse Sadi Bexheti i Partisë Demokratike Shqiptare i katërti me 10%.
22:30-Ali Ahmeti shpall fitoren
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shpallur fitoren në zgjedhje lokale gjatë një konferencë për mediat.
Ai u shpreh se BDI ka një rritje të numrit të votave ndërsa shtoi se partia e tij udhëheq në shumicën e komunave shqiptare.
22:35-Garë e fortë në Dibër
Kandidatët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Koalicionit për Shqiptarët janë në një garë të barabartë në Komunën e Dibrës.
Kur janë numëruar rreth 28% e votave Hekuran Duka i BDI ka 48% të votave kurse Bekim Pocesta i Koalicionit për Shqiptarët ka marrë 46%.
00:35-Komunat shqiptare në balotazh
Të gjitha komat e mëdha shqiptare në Maqedoninë e Veriut, përfshirë Tetovën do të shkojnë në balotazh sugjeron rezultati i deritanishëm. BDI ka arritur të sigurojë fitore vetëm në tri komuna të vogla si Lipkova, Saraj, dhe Plasnicë.
LEXONI GJITHASHTU:
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta