Tre sesione për merkaton, propozimi i FIFA-S për t’u ardhur në ndihmë klubeve të futbollit

13 Prill 2020 | 07:47

Ndërprerja që ka shkaktuar coronavirus ka prishur rrjedhën e zakonshme të sezonit futbollistik që me sa duket do të përfundojë më vonë se zakonisht.

Kjo e kufizon akoma më shumë kohën që skuadrat  të bëhen gati për sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që shkruajnë mediat Italiane, FIFA po mendon që për një sesion të tretë të merkatos, veç verës dhe janarit në mënyrë që ekipet që nuk munden të kompletohen të kenë një tjetër mundësi për tu përforcuar me lojtarë.

Gjithsesi kjo mbetet akoma një hipoteze dhe akoma nuk është përcaktuar se kur do të jetë sesioni I tretë I transferimeve dhe FIFA po punon që të japë një zgjidhje që është e favorshme për pjesën më të madhe të klubeve të futbollit.

Momentalisht kampionatet më të rëndësishme të Evropës, së bashku me Champions dhe Europa League janë ndërprerë dhe akoma nuk ka një datë se kur pritet rifillimi I tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell

Bayer Leverkusen shkarkoi Kasper Hjulmand të enjten pas më pak se një viti në krye dhe punësoi ish-trajnerin e Toulouse, Carles Martinez Novell, si zëvendësues...
16:53 | 04/06/2026

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026