Memli Krasniqi: PDK fiton pa balotazh në 5 komuna të Kosovës
17 Tetor 2021 |
22:53
Kyetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një deklaratë për mediat gjatë procesit të numërimit të votave u shpreh se PDK ka fituar pa balotazh në 5 komuna të Kosovës.
Memli Krasniqi tha gjithashtu se PDK është në balotazh në 7 komuna të tjera.
“Bazuar nga të dhënat, PDK ka fituar pa balotazh në Mitrovicë, në Ferizaj, Skënderaj, Kaçanik dhe Han të Elezit. Jemi në balotazh dhe me besimin e qytetarëve në nëntor do ta fitojmë Prizrenin, Drenasin, Vushtrrinë, Shtime, Dragashin, Malishevën dhe Klinën”, tha z. Krasniqi.
Ai tha se PDK ka shënuar rezultat të jashtëzakonshëm në zgjedhjet lokale “për të mbajtur dhe rikthyer qeverisjet e mira në Kosovë”.
Lajme të Sugjeruara
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike
“Kosova ka nevojë për unitet dhe për një vizion që e forcon shtetin brenda dhe jashtë vendit”, tha kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani...
Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën
Aleanca hapi fushatën zgjedhore në Gjakovë. Ish-kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar Ardian Gjinin si një nga kandidatët më të zotë për kryeministër....
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë