Zgjedhjet në Prishtinë, Arben Vitia mori më shumë vota, i dyti renditet kandidati i LDK-së
Të dielën e 17 tetorit qytetarët e Kosovës iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur për kryetarin, i cili do të udhëheq për katër vitet komunën ku ata jetojnë.
Qendrat e votimit u hapën në ora 07:00 dhe u mbyllën në orën 19:00
Në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) 1.885.448 apo 42.50 përqind e qytetarëve e shfrytëzuan të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.
KQZ njoftoi gjithashtu se në kryeqytet më së shumti vota mori kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes, Arben Vitia.
Ai ka arritur të fitojë besimin për votë të 35 mijë e 243 qytetarëve apo 42,26 përqind.
Pas Vitisë, renditet kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama. Ai mori 24 mijë e 474 vota, apo 29,34 përqind.
I treti doli kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili. Ai ka arritur të sigurojë 18 mijë e 23 vota (21,61%).
Në garë për të parin e kryeqytetit ishte edhe kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj i cili siguroi votën e 3.850 qytetarëve(4,62%).
LEXONI GJITHASHTU:
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike
Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës