BE ka eksportuar mbi 1 miliardë vaksina anti-COVID, thotë von der Leyen

18 Tetor 2021 | 12:55

Më shumë se një miliard vaksina COVID-19 të prodhuara në Bashkimin Evropian janë eksportuar që nga dhjetori 2020, duke e bërë bllokun eksportuesin më të madh të injeksioneve, tha të hënën shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Vaksinat janë eksportuar në më shumë se 150 vende dhe BE ka eksportuar aq doza sa ka shpërndarë për qytetarët e vet, shtoi von der Leyen në një deklaratë.

Blloku filloi eksportimin e vaksinave në fillim të pandemisë, në një kohë kur prodhuesit e tjerë të mëdhenj si Shtetet e Bashkuara po siguronin furnizimet e tyre dhe po kufizonin eksportet.

Shumica e eksporteve të BE -së janë drejtuar në ekonomitë më të mëdha, përfshirë Japoninë, Turqinë dhe Britaninë e Madhe, të cilët kishin kontrata me krijuesit e vaksinave me qendër në bllok.

“Shitjet dhe donacionet për kombet më të varfra deri më tani kanë përbërë një pjesë të vogël të eksporteve të përgjithshme, por blloku po planifikonte të shpërndante të paktën 500 milionë doza në vendet më të rrezikuara në muajt e ardhshëm”, tha von der Leyen.

Blloku ka nënshkruar tashmë kontrata furnizimi me krijuesit e vaksinave Pfizer-BioNTech për një total deri në 2.4 miliardë doza deri në vitin 2023 dhe me Moderna për 460 milionë doza.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026

Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë

Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stub, tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë një zgjerim të konsiderueshëm me 40 shtete anëtare, përfshirë Kanadanë. Duke...
13:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026