Policia do të monitorojë me dronë shkelësit e karantinës dhe masave kundër COVID-19

13 Prill 2020 | 10:44

Policia do të monitorojë me dronë situatën e krijuar në vend nga COVID-19, për ta patur kështu më të lehtë që të verifikojë rastet e shkeljes së urdhrave për izolim.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, u shpreh se flitej prej ditësh pëdorimi i dronëve, ashtu siç ka ndodhur edhe në vende të tjera, për të luftuar përhapjen e COVID-19. Ai tha se një masë e tillë do të aplikohet fillimisht në Tiranë, gjithashtu shtoi se dronët janë përdorur edhe më parë nga policia për të monitoruar zonat e thella sa i takon kultivimit të kanabisit apo dhe prej policisë rrugore për të monitoruar autostradat në lidhje me shpejtësinë. 

“Dronët janë të pajisur me sirenë dhe foni për të sinjalizuar që ky është një mjet i policisë dhe gjithashtu janë të pajisur me disa programe të tjera ku bëhen thirrje në bazë të zonës ku droni po monitoron. Ka thirrje për qytetarë që po qëndrojnë në radhë dhe nuk zbatojnë rregulla në treg, ka thirrje për qytetarë që qëndrojnë në radhë në bankë, apo për kalimtarë të cilëve i bëhet një thirrje që të qëndrojnë derisa të shkojë një patrullë e policisë për të parë nëse ka leje dhe autorizim apo jo”, tha gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati. 

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh se zgjerimi i fashës orare bëhet për të mundësuar vetëm një destinacion dhe se policia do të shtojë në maksimum masat e saj për ta rritur kontrollin

“Sigurisht që me zgjerimin e fashave orare për lëvizjen e qytetarëve, të cilat kanë filluar sot, për policinë kjo do të thotë më shumë punë, më shumë angazhim dhe në thelb i gjithë relaksimi ose zgjerimi i fashës orare do të thotë për policinë më shumë kontroll. Dua t’i bëj një thirrje qytetarëve që ta kuptojnë se zgjerimi i fashës orare është një lehtësim për ata që duan të shkojnë në punë dhe të ulet dendësia si dhe qarkullimi për ata që duan të shkojnë për të blerë. Zgjerimi i fashës orare bëhet për të mundësuar vetëm një destinacion, për të shkuar në punë ose në dyqan për të zgjidhur nevoja imediate, jetike. Ndryshe, të gjithë ata që gjenden jashtë këtyre kushteve do të ndëshkohen dhe policia do të shtojë në maksimum masat e saj për ta rritur kontrollin”, tha Lleshaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026

Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Koçiu ka marrë shembull Turqinë si një vend me cilësi...
18:43 | 04/06/2026