Anulohet tenderi i rindërtimit, shtëpitë nuk do të jenë më parafabrikatë

13 Prill 2020 | 11:12

Ndërtimi i shtëpive të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit po ndërlikohet.  Tenderi i hapur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me një fond limit prej 5.22 miliardë lekësh, i cili do të shkonte për ndërtimin e banesave individuale në 10 bashki të vendit është anuluar, siç shihet në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik.

Theksohet se procedura është anuluar për shkak se asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.

Në datën 10 mars Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapi garën ndërkombëtare për ndërtimin e shtëpive individuale sipas projekteve model (1+1, 1+2, 1+3) në territorin e bashkive Durrës, Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak dhe Vorë.

Me fondin e alokuar, Fondi Shqiptar i Zhvillimit duhet të ndërtonte 2500 njësi banimi individuale, të cilat ndahen në 683 banesa 1+1, 972 banesa 2+1 dhe 845 banesa 3+1.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026