Integrimi në BE, Varhelyi përmbledh detyrat për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor

19 Tetor 2021 | 15:36

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi vlerësoi reformat në Ballkanin Perëndimor në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian ndërsa prezantonte gjetje e Progres-Raportit për Zgjerimin për secilin shtet.

Shqipëria

“Shqipëria ka kryer reforma të ndërlikuara, veçanërisht refomën në drejtësi dhe ngritjen e strukturave kundër krimit të organizuar,” vlerësoi komisioneri.

“Zgjedhjet ishin kryesisht të organizuara mirë, presim progres në dënimet përfundimtare të çështjeve gjyqësore të korrupsionit dhe krimit të organizuar, lirinë e medias dhe të drejtat e pakicave,” u shpreh Varhelyi.

Kosova

Ka mundësi për progres në luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Kosova i ka përmbushur të gjitha pikat për liberalizimin e vizave. Dialogu me Serbinë mbetet thelbësor për të ardhmen e Kosovës në BE.

Maqedonia e Veriut

Progres në reformat e BE, por duhet të vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe reformat në administratën publike.

Serbia

Duhet të vazhdojë dhe thellojë reformat në luftën kundër korrupsionit, lirinë e medias, përballimin e krimeve të luftës dhe dënimet për krimin e organizuar.

Bosnje-Hercegovina

Duhet të ndjekë të gjitha këshillat e Komisionit në mënyrë që të ketë progres në integrimin në BE. Duhet dialog konstruktiv dhe vullnet politik nga të gjitha anët për sundimin e ligjit dhe respektimin e institucioneve.

Mali i Zi

I ka hapur të gjitha kapitujt e negocimit, të vazhdohet progresi në sundimin e ligjit, sipas metodologjisë së re, duke intensifikuar përpjekjet në lirinë e shprehjes, luftën kundër korrupsionit.

Integrimi

Duke theksuar rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, komisioneri Varhelyi tha se “është thelbësore që vendet anëtare të miratojnë kornizën e negocimit që të mbahen konferencat ndërqeveritare sa më shpejt, brenda këtij viti”.

Varhelyi shtoi se vonesat e deritanishme kanë dëmtuar besimin tek BE.

“Zgjidhja e çështjes bilaterale RMV-Bullgari është urgjencë,” përfundoi ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026