Agjencia për Dialog e Bashkëqeverisje miratohet në komisionin e ligjeve pa votat e opozitës
Vetëm me votat e mazhorancës u miratua në parim në komisionin e ligjeve projektligji për ngritjen e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje. Por pavarësisht votës pro, deputeti socialist Fatmir Xhafaj shfaqi rezerva për nismën e sjellë nga qeveria.
“Ligji, nga sa e lexoj unë nuk e ka qartësinë e nevojshme, madje e komplikon në disa raste raportin administratë-qytetar. Projektligji në thelb ka një qëllim shumë të mirë dhe duhet mbështetur, por ligji vetë, përmbajtja e tij është i shkruar keq”, tha deputeti socialist.
Qeveria kërkon që t’i japë agjencisë formën e ligjit, ndërsa opozita e kundërshtoi.
“Unë mendoj se një ligj që nuk i shërben interesit të qytetarëve, një ligj që thjesht i shërben propagandës së kryeministrit që të ketë mundësi të zërë kohën 1 herë në javë 2 orë në televizor, që të bëjë sikur të punojë se ndërkohë s’ka ndërmend të punojë, nuk mund të marrë kurrë votën e çdo deputeti që është këtu, për atë që është këtu për të përfaqësuar interesin e qytetarëve”, tha deputeti demokrat Gazmend Bardhi.
Ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e konsideroi agjencinë një mekanizëm demokratik në duart e qytetarëve.
Nuk është modeli venezeulian, por është modeli grek dhe bullgar”, tha Spiropali.
Projektligj përcakton rregullat për bashkëqeverisjen me qytetarët nëpërmjet gjithëpërfshirjes së tyre në politikëbërje. Dokumenti parashikon edhe ndëshkimin e zyrtarëve që shkelin detyrën dhe nuk japin shërbimin e duhur për qytetarët.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West