Soreca për Euronews Albania: BE të mbajë premtimet për Shqipërinë dhe RMV-në për negociatat
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi për Euronews Albania se tashmë është radha e BE-së që të mbajë premtimet për Shqipërinë dhe RMV për negociatat, pasi kushtet janë plotësuar.
“Shqipëria ka treguar, ka dhënë rezultate dhe tani është koha që BE të mbajë premtimin e vetë. Shtetet anëtare të lexojnë raportin dhe të gjejnë në raport pikat e forta për të kaluar tashmë atë çështje dypalëshe që kanë mbetur dhe që të lejohen që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ulen në atë tryezë, në të cilën e meritojnë që të ulen se i kanë arritur gjërat që është kërkuar prej tyre”, u shpreh ambasadori gjatë prezantimit të progres-raportit të KE-së, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Ambasadori shtoi se “Shqipëria po integrohet dhe qytetarët po integrohen në BE dhe në sajë të shkëmbimeve të frytshme që ndodhim me anën e asistencës financiare të BE”.
Ndërsa kryeministri Rama theksoi se është BE në rast, ajo që nuk po arrin rezultate.
Të martën, nëpërmjet progres-raportit, KE i dha një vlerësim pozitiv Shqipërisë dhe reformave të ndërmarra gjatë vitit të fundit.
Sipas KE-së, Shqipëria ka shënuar përparim në fushën gjyqësore dhe ka vazhduar zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse gjyqësore. Në raport parti edhe kritika ka sa i përket sulmeve verbale, fushatave të shpifjes dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës