Ngrihet drejtoria anti-korrupsion në Ministrinë e Drejtësisë

20 Tetor 2021 | 14:59

Qeveria ka marrë vendimin që të krijojë një drejtori anti-korrupsioni në Ministrinë e Drejtësisë.

Ministri Ulsi Manja që drejton këtë ministri, deklaroi se qëllimi i kësaj drejtorie është që të luftojë korrupsionin në administratën publike.

Gjithashtu, Manja tha se të gjitha agjensitë anti-korrupsion që kanë funksionuar në kryeministri do të përqëndrohen në drejtorinë e përgjithshme anti-korrupsiuon në Ministrinë e Drejtësisë.

“Kjo drejtori do të garantojë një proçes vetëpastrimi të administratës publike nga punonjës që nuk kanë për mision shërbimin ndaj qytetarëve por janë aty për axhenda personale. Herët e tjera do të flasim për raste konkrete praktikash korruptive në administratën publike që do të bëjmë publike dhe që do t’i kallëzojmë në agjencitë ligjzbatuese të vendit. Kemi në dorë dhe shumë shpejt do t’i adresojmë pranë prokurorisë edhe SPAK-ut”, tha ministri.

Një ditë më parë, Komisioni Europian përmes raportit të progresit tha se edhe pse Shqipëria ka shënuar përparim në forcimin e luftës kundër korrupsionit, korrupsioni vazhdon të mbizotërojë në pjesën më të madhe të jetës publike dhe asaj të biznesit dhe mbetet një nga shqetësimet më serioze.

Shqipëria ka bërë përpjekje të mëtejshme për të shënuar një rekord të qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit, edhe pse ky mbetet objektiv që kërkon vullnet politik dhe aksion të strukturuar dhe të vazhdueshëm.

“Dënimet që lidhen me raste të zyrtarëve të lartë mbeten të limituara, gjë që nxit kulturën e pandëshkueshmërisë në rradhët më të larta të shtetit. Strukturat e specializuara kundër korrupsionit (SPAK dhe gjykatat kundër korrupsionit) duhet të fuqizojnë ndjeshëm kapacitetin e përgjithshëm të shtetit për të hetuar dhe përndjekur korrupsionin”, thuhet në raport.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026