Dështon mbledhja e komisionit hetimor për zgjedhjet, anëtarët e mazhorancës e bojkotojnë

20 Tetor 2021 | 16:23

Mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për zgjedhjet ka dështuar. Anëtarët e Partisë Socialiste në këtë komision kanë bojkotuar mbledhjen e parashikuar në orën 15:00.

Gazment Bardhi në një reagim në “Facebook” e ka konsideruar mungesën e kolegëve të mazhorancës, si papërgjegjshmëri në raport me interesin e qytetarëve.

Z. Bardhi tha se opozita nuk do të pengohet në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të saj për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryetari i këtij komisioni Enkelejd Alibeaj tha se bojkoti ndodhi për të penguar më tej hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai njoftoi se mbledhja e ardhshme do të zhvillohet më datën të premtën, në orën 10:00.

“Mungesa e arsyeja dhe justifikimeve duket që është strategji për të penguar veprimtarinë e hetimit të 25 prillit”, u shpreh z. Alibeaj.

Ndërsa, nënkryetari i komisionit hetimor, Toni Gogu nga Partia Socialiste tha për Enkelejd Alibeajn se ka vazhduar “shkeljen e rregullores së Kuvendit dhe mirëbesimit mes palëve”, duke qenë se data e mbledhjes duhet të votohej në komision, gjë që nuk ndodhi.

Për këtë, z. Gogu njoftoi opozitën që mbledhja të kryhet të ejten.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026