Vetingu për politikën, Kodheli: Duhet pranuar, të kalojnë në sitë politikanët e 30 viteve
Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë u shpreh optimiste për nismë e opozitës mbi vetingun e politikanëve.
Gjatë intervistës në emisionin “Now” me gazetaren Erla Mëhilli, deputetja e Partisë Socialiste foli për nevojën e një kontrollit të gjithë klasës politike që ka qenë protagoniste në vend gjatë tre dekadave të fundit.
“Që kur miratuam reformën në drejtësi ne e dinim që do të vinte dita që edhe politikanët do të kalojnë në sitën e vetingut. Jam krejt e hapur dhe dëshirëplotë që ta pranoj këtë gjë që vjen si krejt natyrshëm dhe që duhet absolutisht bërë”, tha znj. Kodheli.
Sipas saj një ligj i tillë do të sillte më shumë demokraci në Shqipëri dhe u shpreh e gatshme që PD dhe PS të nisin diskutimet mbi këtë iniciativë. Deputetja e PS saktësoi që vetingu nuk duhet të kryhet vetëm për politikanët aktivë por të zgjerohet rrethi.
“Në gjykimin tim protagonistët e politikës duhet të kalojnë të gjithë në veting. Për mua do të ishte e saktë që të kalonin politikanët e 30 viteve të fundit”, deklaroi Mimi Kodheli.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë shtoi se pas kësaj mund të ketë veting për median dhe biznesin për të pastruar plotësisht shoqërinë shqiptare që do të sjellë një ulje të korrupsionit dhe përparim të shoqërisë.
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West