Pezullohen nga detyra 4 efektivë policie në Tiranë dhe 6 në Korçë, mes tyre shefi i komisariatit

20 Tetor 2021 | 22:32

Katë punonjës të policisë së Tiranës dhe 6 punonjës të Policisë së Korçës, mes të cilëve shefi komisariatit, Krenar Gjokutaj dhe shefi qarkullimit, Kelmend Pikuli janë pezulluar nga detyra. Mësohet se 4 punonjësit e pezulluar janë efektivë të qarkullimit.

Sipas burimeve bëhet fjalë për një hetim të përbashkët mes SHÇBA (Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat) dhe Prokurorisë së Tiranës. Efektivët e policisë së Tiranës akuzohen për shpërdorim detyre dhe sipas burimeve bëhet fjalë për lejim të lokaleve pas orës policore.

Ndërkohë, hetimi për policët e Korçës është duke u bazuar edhe në çështjen e klandestinëve. Burime bëjnë me dije që hetimi ka nisur fillimisht për policët e Korçës e më pas nga përgjimet janë identifikuar e 4 të tjerë nga Tirana.

Mësohet se efektivët e pezulluar në Korçë siguronin kalimin e klandestinëve nga Juglindja drejt kryeqytetit me destinacion BE.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026