Vjosa Osmani nuk pajtohet me konstatimet e KE për vettingun

21 Tetor 2021 | 09:34

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se nuk bie dakord me konstatimin e Komisionit Europian se vettingu në drejtësi vijon të mbetet shqetësim serioz.

Në progres raportin e KE-së thuhet se plani i Qeverisë së Kosovës që të bëjë vetting “të njëhershëm të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve” është “burim serioz i shqetësimit”.

Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, presidentja Osmani tha se mungesa e vettingut do të ishte shqetësim serioz, e jo realizimi i këtij procesi.

“Mosrealizimi i vettingut nuk u kontribuon as përpjekjeve të institucioneve të Kosovës për garantimin e sundimit të ligjit dhe as së ardhmes europiane të vendit tonë”, tha Osmani.

Vettingu është proces i rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

“Një proces i tillë do të duhej të konsiderohej vetëm si një masë e jashtëzakonshme, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet dhe mekanizmat ekzistues për të siguruar integritetin dhe për të luftuar korrupsionin e titullarëve të detyrave gjyqësore”, thuhet në raport.

Qeveria e Kosovës nuk ka vendosur për formën si do ta bëjë vettingun.

“Për dallim nga ajo që konstatohet në raportin e BE-së, ky proces do të jetë i vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës. Për vite me radhë, raporte të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare kanë konstatuar ngecjet në sistemin e drejtësisë dhe mungesën e mekanizmave adekuatë për trajtimin e këtyre ngecjeve. Me mekanizmat ekzistues nuk do të ketë mundësi të realizohen reformat e dëshiruara në sistemin e drejtësisë”, tha Osmani.

Ajo tha se do të kërkojë që ky proces të mos ndalet, por të përshpejtohet si një domosdoshmëri.

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026