Miliona euro për laboratorët, mjeku: Qytetarët paguan kostot e shtetit
Mjeku Erion Dasho tha për Euronews Albania se gjatë periudhës së pandemisë qytetarët kanë paguar kostot e shtetit sa i takon testeve për COVID-19.
Sipas tij duhet të ishin marrë masa për të vendosur çmime referente dhe taksa çmimi fikse për laboratorët privatë në mënyrë që të mos “rripeshin” qytetarët.
Specialisti i Shëndetit Publik komentoi se një test kushtonte 5-6 fish më shumë se kostoja ndërsa një test antigjen ishte dhjetëra fish më i shtrenjtë.
Dasho sqaroi se ligji i sëmundjeve infektive thotë qartë se kostot përballohen nga shteti dhe qytetari përfiton falas shërbimet shëndetësore.
“Në rast se një organ rregullator si Ministria e Shëndetësisë nuk merr masa për ta kontrolluar këtë ‘zhvatje’ të qytetarit shqiptar atëherë pikëpyetja që ka të drejtë të ngrejë çdo kush është: Kush po përfiton nga këto çmime?” – u shpreh mjeku.
Laboratorët privatë që ofruan të parët analizat për COVID-19 rezultuan përfituesit më të mëdhenj financiarë të pandemisë. Kërkesa e shtuar për tamponë, në mungesë të përgjigjes nga shteti, u siguroi atyre fitime deri në 12 herë më të larta se vitet e kaluara.
Sipas Erion Dashos hetimi për këtë çështje duhet të kishte nisur tashmë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë