Vettingu i politikanëve, Soreca: Ende nuk e kam lexuar propozimin e PD-së në Kuvend
Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca tha për Euronews Albania se ende nuk e ka lexuar propozimin e opozitës që është dorëzuar në Kuvend sa i takon Vettingut të politikanëve, ndryshimit të hartës territoriale dhe Kodit Zgjedhor.
“Tashmë opozita është kthyer në parlament, do diskutohet midis mazhorancës dhe opozitës,” – deklaroi Soreca.
Nëse Berisha vjen në krye të Partisë Demokratike a do të kishte bashkëpunim me këtë parti? Ambasadori tha se me këdo dhe kurdo BE është gati për bashkëpunim, raporton korrespondenti i Euronews Albania Xhensil Shkëmbi.
Ndërsa sa i takon Agjencisë për Media dhe Informim Soreca deklaroi se është roli kyç i medias dhe gazetarëve të marrin pjesë në aktivitetet që zhvillon çdo institucion.
Luigi Soreca ishte i pranishëm në aktivitetin e mbajtur në Korçë ku drejtues të pushteteve lokale në juglindje dhe atyre të Maqedonisë zhvilluan një aktivitet së bashku.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM