Kodheli thotë se duhet pranuar Vettingu për politikanët, Rushaj: Rezerva ndaj SPAK, por procesi është thelbësor
Vettingu i politikanëve i kërkuar nga Partia Demokratike duket se do jetë çështja e parë që do të pajtojë mazhorancën dhe opozitën.
Pas deklaratave të kryeministrit Rama, sinjalin e fortë e dha kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli, gjatë një intervistë në Euronews Albania.
“Mendoj se duhet pranuar. Jam krejt e hapur dhe dëshirëplotë që ta pranoj këtë gjë që vjen si krejt natyrshëm dhe që duhet absolutisht bërë,” – u shpreh Kodheli.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj tha se pavarësisht rezervave që opozita ka për SPAK, ky proces është shumë i rëndësishëm që të bëhet.
“Ne kemi rezerva me punën e SPAK e s’kemi lëvizur nga ai qëndrim por ne po investojmë tek kjo gjë për dy arsye. E para se s’kemi asgjë për të fshehur pavarësisht kush e bën Vettingun e politikanëve, e dyta duke qenë proces publik jo pas dyerve të mbyllura prokurorët e SPAK që do merren me këtë punë do duhet që ta bëjnë vendimmarrjen e tyre publike, standardi i tyre do jetë standard publik,” – u shpreh Rushaj.
Vettingu i politikanëve është hedhur si ide që në vitin 2018. Aso kohe i pari që foli për një gjë të tillë ishte Fatmir Xhafaj në pozitat e ministrit të Brendshëm. Ndërsa pak muaj më pas, Partia Demokratike shkoi me një propozim konkret në Parlament, por që u refuzua nga mazhoranca socialiste.
LEXONI GJITHASHTU:
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës