‘Na duhet mbështetje shtesë’, KLGJ i përgjigjet Euronews Albania mbi procesin e vetingut

21 Tetor 2021 | 16:22

Zgjatja e afatit të vetingut në drejtësi, edhe nëse mazhoranca dhe opozita nuk bien dakord për ndryshimet kushtetuese, një gjë e ka të sigurt, do të kërkojë buxhet shtesë.

Euronews Albania iu drejtua Këshillit të Lartë Gjyqësor lidhur me debatin e javëve të fundit, se pse këtë proces nuk e vazhdon KLGJ e KLP siç e parashikon Kushtetuta?

Në përgjigjen e kthyer, KLGJ shprehet e gatshme të vijojë procesin, por burimet financiare dhe njerëzore i ka të pamjaftueshme.

“Sa i përket pyetjes tuaj, nëse KLGJ mund të vijojë procesin e vetingut, ju sqarojmë se përveç burimeve njerëzore aktuale, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të ketë nevojë për mbështetje shtesë, në mënyrë që të garantohet standardi i procesit të rregullt ligjor për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve”, thuhet në përgjigjen e KLGJ.

Për vazhdimin e vetingut Euronews Albania pyeti edhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por nuk ka ende një përgjigje.

Mandati i shkallës së parë të vetingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, mbaron në qershor të 2022-it. Deri më tani KPK ka dhënë 455 vendime, 170 shkarkime nga detyra gjyqtarësh dhe prokurorësh ndërsa 182 janë konfirmuar në sistem.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026