Rama: Ballkani i Hapur, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor

22 Tetor 2021 | 09:48

Për kryeministrin Edi Rama, Ballkani i Hapur është e ardhmja për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë fjalës në 30-vjetorin e fondacionit “Friedrich Ebert”, Rama u ndal edhe tek integrimi i vendit në BE.

Kryeministri Edi Rama nuk ka besim se Europa do të mbajë fjalën për uljen në konferencën e parë ndërqeveritare të Shqipërisë. Këtë, kreu i qeverisë e lidhi me veton bullgare.

“Kujt i shkonte mendja që do dilte Bullgaria mbasi ne kishim gjatë gjithë kohës fokusin sesi do përfundonin zgjedhjet ne Holandë dhe askush nuk mund ta parashikojë 100 % se nuk del një tjetër”, tha Rama.

Por derisa BE të hapë mundësinë për integrimin e Shqipërisë, kryeministri thotë se është i fokusuar te nisma “Open Balkan”.

“Ballkani i Hapur është ideja e duhur në kohën e duhur dhe pa diskutim të gjithe do e përqafojnë këtë ide hap pas hapi. Kjo është e ardhmja, nuk ka asnjë mundësi tjetër që përveçse të hapemi plotësisht me njeri-tjetrin”, tha kryeministri.

Iniciativën Open Balkan, e njohur deri vonë si “mini-Shengeni ballkanik”,  deri tani e përkrahin vetëm Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik, u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Kosova refuzon të jetë pjesë e kësaj iniciative ndërsa Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina kanë thënë se do të jenë vetëm spektatore.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026