Rama vizitë zyrtare në Egjipt, premton linjë ajrore direkte Tiranë-Kajro

23 Tetor 2021 | 18:35

Një linjë ajrore që lidh drejtpërdrejt Shqipërinë me Egjiptin do të shtohet në aeroportin e Rinasit. Lajmin e bën të ditur, kryeministri Edi Rama, i cili ka shkuar për vizitë zyrtare në Kajro.

“Marr me vete premtimin për t’u kujdesur personalisht për të vendosur linjën e drejtpërdrejtë të fluturimit mes Kajros dhe Tiranës. Nuk e di nga pala egjiptiane, por nga ajo shqiptare ju siguroj se avionët nuk do të jenë kurrë bosh”, tha kryeministri Rama.

Nga ana tjetër, homologu i tij Madbouly gjatë fjalës së tij ka shprehur nevojën për forcimin e tregtisë mes dy vendeve.

“Ky takim do të nxisë bashkëpunimin për ekonominë dhe investimet. Theksova nevojën e ngritjes së një komisioni të përbashkët të këshillit të biznesit të Shqipërisë dhe atij të Egjiptit”, u shpreh Moustafa Madbouly, kryeministër i Egjiptit.

Kreu i qeverisë, u prit me ceremoni zyrtare në aeroportin e Kajros, mandej ministrat e kulturës së dy vendeve, nënshkruan edhe 3 marrëveshje për bashkëpunimin kulturor në fushën e muzeve dhe librit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026