PD kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për komisionin e Beketit
Partia Demokratike dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vendimin e Kuvendit për mosngritjen e komisionit hetimor për çështjen Beketi.
Kërkesa u dorëzua në ‘Kushtetuese’ nga nënkryetarja e PD-së, Grida Duma dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, të cilët e quajtën anti-kushtetues vendimin e Kuvendit.
“Kryeministri Edi Rama ka frikë të hetojë edhe është përgjegjës për miliona euro që duhet të paguajë shteti shqiptar”, u shpreh deputetja Duma.
Më 14 tetor, mazhoranca e rrëzoi propozimin opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor me 77 vota kundër. Vetëm 46 deputetë votuan pro.
Çështja Beketi
Sipërmarrësi italian Francesko Beketi kishte një koncesion që nga viti 1997 për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit. Ai gjithashtu themeloi kanalin televiz Agon Channel. Në vitin 2009, prokuroria sekuestroi të gjitha pasuritë e Beketit në Shqipëri, përfshi Agon Channel dhe hapi hetime për pastrim parash.
Qeveria i hoqi Beketit edhe koncesionin e Kalivaçit për mosplotësim të kontratës së koncesionit.
Por, biznesmeni Beketi i çoi të gjitha çështjet në arbitrazh. Në lidhje me sekuestrimin e Agon Channel, Beketi e paditi Shqipërinë për sulm politik ndaj investimeve të huaja. Arbitrazhi i dha të drejtë biznesmenit, duke i cilësuar veprimet e shtetit shqiptar të parregullta dhe me ndikim politik.
Si rezultat Beketit dhe investitorëve të tjerë të Agon Channel shteti shqiptar duhet t’u paguajë rreth 109 milionë euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës