Vdekja e 4 turistëve rusë, uji i pishinës po analizohet në laborator privat
Një laborator privat i certifikuar do jetë ai që do japë një përgjigje përfundimtare për mostrat e mbledhura në pishinën ku një javë më parë u gjetën të pajetë trupat e 4 turistëve rusë.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se për kryerjen e analizave e provave të mbledhura në vendngjarje po merret një laborator në vendin tonë, që është edhe i certifikuar.
Pas marrjes së përgjigjeve nga ky laborator, atëherë hetuesit pritet që të dalin edhe ne një konkluzion se cili ishte shkaku që i mori jetën 4 turistëve rusë.
Rreth dy javë më parë, katër turistë rusë, dy burra dhe 2 gra janë gjetur të pajetë pranë pishinës në një hotel në zonën e Qerretit, Kavajë.
Lidhur me ngjarjen e rëndë reagoi edhe ambasada ruse në Tiranë. Përmes një njoftimi të shpërndarë edhe në faqen e Facebook të ambasadës kërkohej nga agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri hetimi i plotë i rrethanave të ngjarjes.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania