PD depoziton në Kuvend propozimin për uljen e TVSH-së në 6%

25 Tetor 2021 | 16:50

Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend propozimin për uljen e TVSH-së nga 20% në 6%.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe nisma vjen në një kohë kur në vend ka pasur rritje të çmimeve.

Propozimi i PD për uljen e TVSH-së nga 20% në 6% vlen vetëm për produktet e shportës, mëson Euronews Albania.

Nismën e paralajmëroi kreu i PD, Lulzim Basha dy javë më parë dhe sipas tij opozita do të tregoi me këtë hap se është “gati për të qeverisur vendin”.

“Nuk do t’i dërgojmë thjesht një kërkesë, copë letër, por një kalkulim të plotë se si arrihet kjo”, deklaroi Basha gjatë një deklarate për mediat.

Partia Socialiste gjatë kohës kur ishte në opozitë në vitin 2011, mbështeste fort uljen e TVSH-së për çmimet e shportës, madje duke shkuar dhe në nivel 0% për kategori të veçanta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026