Vetingu i politikanëve, Basha: Të largojmë të korruptuarit. 
Balla: Do e shqyrtojmë sipas Venecias

25 Tetor 2021 | 22:12

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilësoi 3 amendamentet për reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vetingun e politikanëve si 3 prioritete absolute për të nxjerr vendin dhe qytetarët nga kriza.

“Nëpërmjet pastrimit të politikës nga të korruptuarit dhe të lidhurit me krimin. Pastrimin e politikës nga të gjithë ata që kanë abuzuar dhe abuzojnë me fuqinë që iu është besuar për përfitime personale duke braktisur interesin e qytetarëve”, tha Basha.

Në mungesë të kryeministrit Rama në kuvend për shkak të një vizite në Gjermani, përgjigjen ndaj kryedemokratit e kishte kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

“Do t’i shqyrtojmë të gjitha nën dritën e rekomandimeve të ODIHR kur bëhet fjala për çështjet të reformës zgjedhore, të opinioneve të konsoliduara të Venecias për çështje të tjera”, u shpreh kreu i grupit të PS.

Seanca u shoqërua edhe me debate mes numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetaj dhe nënkryetarit të PD, Enkelejd Alibeaj. Shkak për këtë u bë zgjatja e mandatit të organeve të vetingut.

Ahmetaj: Aty votoni reformën në drejtësi, votoni vetingun.

Alibeaj: Flet ti për reformën në drejtësi…

Ahmetaj: Po, patjetër.

Alibeaj: Kur do shkosh në SPAK të përgjigjesh ti.

Ahmetaj: Pas teje

Alibeaj: Unë kam shkuar dhe kam çuar kallëzimet për ty, kur t’u flasësh t’i për drejtësi atëherë t’u kërkosh të gjithë shqiptarëve pastaj për të votuar për reformën në drejtësi. Kanë nevojë për drejtësi kur të të shohin ty, atë tjetrin, pas qelisë kështu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026