Aksioni i Europol: 150 të arrestuar për blerje dhe shitje ilegale në internet
26 Tetor 2021 |
13:33
Rreth 150 persona janë arrestuar gjatë një aksioni të përbashkët ndërkombëtar për akuzat e blerjes dhe shitjes ilegale të produkteve në internet.
Europol bën me dije se ky është një nga aksionet më të mëdha që synoi të godiste rrjetin e errët online.
Operacioni i quajtur ‘Dark HunTOR’, përfshiu një sërë veprimesh që u kryen veçmas, por pati bashkëpunim edhe në Australi, Bullgari, Francë, Gjermani, Itali, Holandë, Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Në Shtetet e Bashkuara, policia arrestoi 65 persona, 47 në Gjermani, 24 në Britani të Madhe, 4 në Itali dhe Holandë.
Agjentët konfiskuan gjithashtu 26.7 milionë euro kesh, monedha virtuale, si dhe 45 armë, 234 kilogramë drogë, duke përfshirë 25.000 pilula ekstazi.
Lajme të Sugjeruara
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut