Rritja e çmimit të energjisë, ministrat e BE të ndarë mbi masat që duhen marrë
Ka ende shumë punë për të bërë për të zgjidhur krizën e energjisë në Europë. Ministrat europianë të energjisë u mblodhën këtë të martë në Luksemburg për të diskutuar hapat e mëtejshëm. Teksa shtetet e Bashkimit Europian ranë dakord për ulje të taksave dhe shpërndarjen e paketave ekonomike për të ndihmuar familjet gjatë këtij dimri, 27 vendet anëtare nuk bien dakord mbi zgjidhjet afatgjata.
Sipas të dhënave të Komisionit Europian, çmimi i gazit është rritur me 170 për qind. Nëntë shtete publikuan një deklaratë të përbashkët këtë të hënë, duke kundërshtuar çdo ndërhyrje në tregun e energjisë. Një tjetër çështje e pa zgjidhur është nëse energjia nukleare duhet të konsiderohet ose jo si energji e gjelbër.
“Shpresoj të dëgjoj një mesazh të qartë nga ministrat mbi atë çfarë ata presin. Nëse flasim për masa afat-mesme, kjo do të thotë se duhet të veprojmë sa më parë , pavarësisht faktit që rezultatet e këtyre veprimeve do të shihen në vitet e ardhshme, dhe jo në javët e ardhshme”, shprehet Kadri Simson, komisionere për Energjinë.
Teksa qytetarët përballen me rritjen e faturave të energjisë, çmimet duket se do vazhdojnë të rriten deri pranverën e ardhshme.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë