Italia shtrëngon masat e udhëtimit, pasagjerët në Rinas të papërgatitur

26 Tetor 2021 | 19:33

Shumë prej pasagjerëve që po udhëtojnë drejt Italisë u detyruan sot të kryejnë testin e shpejtë në aeroportin e Rinasit, për shkak se dje Italia ka vendosur masa të reja që hynë direkt në fuqi, duke i gjetur qytetarët të papërgatitur.

“U alarmuam se gocat i kam me dokumente me vaksina. Tani po presim se duhet tamponi. Mund të humbasin edhe fluturimin”, u shpreh një pasagjere.

Përveç qytetarëve që janë rezidentë, të tjerë shqiptarë që mund të udhëtojnë drejt territorit italian duhet të kenë arsye pune, shëndetësore, arsye studimi ose për motive urgjencë, por që të gjithë duhet të kryejnë testin negativ.

Shumë prej qytetarëve, duke qenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit e kanë para të panevojshme këtë kërkesë, ose kishte dhe të tjerë të pa informuar.

“Unë jam i vaksinuar, nuk e di ku do e bëj tamponin, diku këtu në aeroport”, tha një qytetar.

Megjithatë, fluturimet drejt Italisë janë ato që ziejnë pjesën më të madhe të trafikut ajror, dhe sot përpara këtij rregulli të ri të vendosur nga  Ministria e Shëndetësisë së Italisë janë gjendur edhe qytetarë të tjerë që fluturimet i kanë pasur herët në mëngjes. Kjo situatë ka krijuar stres tek shumë qytetarëve të cilëve u është rrezikuar udhëtimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026