Përqendrimet e gazrave serrë kanë arritur rekord të ri, paralajmëron OKB
Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëron se përqendrimet e gazeve që krijojnë efektin serë, kanë arritur një rekord të ri vitin e kaluar dhe kanë vazhduar të rriten me një ritëm më të shpejtë se norma mesatare në dekadën e fundit.
Kjo Agjenci e Kombeve të Bashkuara për motin ka publikuar raportin e saj vjetor mbi gazet që bllokojnë nxehtësinë në atmosferë. Në raport thuhet se përqendrimet e dioksidit të karbonit, metanit dhe oksidit nitrik janë mbi nivelet e epokës para-industriale.
Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike Petteri Taalas tha se përparimet kanë qenë shumë të ngadalta dhe se bota duhet të trajtojë emetimet gjatë kësaj dekade.
“Kemi dëgjuar mbështetje të lartë politike lidhur me ambicien për të zbutur situatën. Por mungojnë premtimet konkrete dhe aktualisht po shkojmë drejt ngrohjes 2.5 deri 3 gradë Celsius në vend të ngrohjes 1.5 deri 2 gradë Celsius”, u shpreh Petteri Taalas.
Gjithashtu, Drejtuesi i organizatës, tha se ekosistemet e pyjeve tropikale, si për shembull Amazona, janë bërë një burim karboni për shkak të shpyllëzimeve.
Organizata Botërore Meteorologjike tha se mbyllja ekonomike e vitit të kaluar për shkak të pandemisë së COVID-19, në përgjithësi nuk pati ndonjë ndikim të dallueshëm tek nivelet e gazeve dhe ritmet e shtimit të tyre, megjithëse pati një rënie të përkohshme të ndotjeve të reja.
Raporti është publikuar në prag të fillimit të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike e njohur si COP26 në Skoci.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik