Ulqinaku konfirmon: Vaksina nuk ka lidhje me sterilitetin, bota është vaksinuar, lindjet vazhduan

26 Tetor 2021 | 21:21

Në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, të ftuarit që i përkasin fushës së shëndetësisë diskutuan rreth vaksinimit dhe arsyet pse shumë qytetarë hezitojnë për t’u vaksinuar.

Arsyet e hezitimit vijnë nga disa teori që janë përhapur si në rrjetet sociale, edhe nëpër media, të cilësuara si konspiracione. Një nga këto teori është që vaksina shkakton sterilitet, teori që u hodh poshtë nga nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku.

Dritan Ulqinaku theksoi se vaksinimi nuk shkakton probleme me fertilitetin.

“Nuk janë teori konspirative, janë gënjeshtra. Thonë se po të vaksinohesh, ka mundësi që të ngelësh steril”, u shpreh z. Ulqinaku.

Dritan Ulqinaku përmendi se në Evropë, prej një viti është vaksinuar rreth 70% e popullsisë, ndërsa lindjet kanë vijuar normalisht.

Kjo është kohë e mjaftueshme për të provuar se kjo teori nuk është e vërtetë, sipas z. Ulqinaku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026