Parashikimet e zymta të FMN-së për Shqipërinë, eksperti i ekonomisë: Qeveria duhet të shtojë paketën ndihmëse

15 Prill 2020 | 07:34

Parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për rritjen e ekonomisë në Shqipëri me -5 % sipas ekspertëve ishin jashtë pritshmërive. Eksperti i ekonomisë Azmi Stringa tha për Euronews Albania se si pasojë e këtij sinjali negativ, urgjentisht duhet të rritet paketa ndihmëse në ekonomi si dhe transparenca e saj nga qeveria.

Zoti Stringa theksoi se paketa e ndihmës nga qeveria duhet të suportojë jo vetëm shtresat në nevojë, por ajo duhet të shtrihet me patjetër edhe tek bizneset për t’iu garantuar atyre qëndrueshmëri në punësim dhe në aktivitetin e tyre.

“Parashikimet e djeshme të FMN, përfshirë të gjithë vendet e rajonit, të botës ,por edhe të Shqipërisë nuk janë një sinjal i mirë. Kjo ka implikime shumë të thella, për sa i përket jo vetëm nevojës urgjente për rritjen e paketës për stimuli në ekonomi, por ka implikime më të thella për aftësinë e qeverise për t’iu përgjigjur kësaj nevoje për rritjen e stimulit në ekonominë e vendit. Duhet të kuptojmë që parashikimet e bëra nga qeveria me aktin normativ të dalë në mars, që parashikonte një rritje ekonomike prej 2 për qind. Aktualisht ne ndodhemi në kushte, ku është prezantuar një paketë e re, por detyrimisht duhet parë ai akt normativ që kishte parashikime optimiste për rritjen ekonomike. Në këndvështrimin tim, paketa ekonomike në Shqipëri për t’iu përgjigjur situatës duhet rritur, dhe jo vetëm të rri në statusin e ndihmës së shtresave në nevojë por të bëhet edhe suportimin e bizneseve për punësimin e tyre”, tha ai.

Në fund, eksperti tha se Shqipëria po përballet me vështirësi të shumta jo vetëm në zmadhimin e paketës mbështetëse, por edhe tek implementimi i atyre që janë prezantuar nga qeveria për të përballuar pasojat negative të pandemisë globale të COVID-19.

“Fatkeqësisht, kapacitete tona për të arritur këtë paketë janë shumë të vogla. Akoma në Shqipëri nuk ka përfunduar ende zbatimi i paketës një, përveçse ne kemi vështirësi në zmadhimin e paktës, ne po hasim vonesa në zbatimin e implementimin e saj, çka është shumë kritike. Duhet një stimul për likuiditetit, por edhe një paketë për të nxitur mbajtjen e punonjësve në punë”, shtoi eksperti Stringa.

Lexoni gjithashtu:

https://euronews.al/ekonomi/2020/04/14/fmn-parashikon-renie-te-forte-edhe-per-ekonomine-e-shqiperise-e-rivlereson-me-minus

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026