Ndalimi i sportistëve është shembull i ‘Ballkanit të mbyllur’, thotë ambasadori gjerman
Ndalimi i boksierëve të Kosovës nga ana e Serbisë është shembull i Ballkanit të mbyllur dhe jo të hapur, tha ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadori tha se normalizimi afatgjatë i raporteve dhe pajtimi i qëndrueshëm mes shoqërive fillon me shkëmbimet intelektuale, kulturore, sportive dhe artistike.
“Parandalimi i boksierëve nga pjesëmarrja në Kampionatin Ndërkombëtar të Boksit shkon në drejtim të kundërt. Fatkeqësisht ky është shembull i Ballkanit të mbyllur dhe jo të hapur”, tha Rohdes.
Ai tha se politizimi i sporteve nuk është kurrë ide e mirë.
Politicising sports is never a good idea. Preventing Kosovo’s boxers from participating in the @AIBA_Boxing championships goes in the opposite direction. This is sadly an example of closed not open Balkans (2/2)
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 26, 2021
Deklaratave të ambasadorit gjerman i është përgjigjur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se ambasadori nuk ka reaguar kur sportistëve serbë dhe klubeve serbe u është ndaluar pjesëmarrja nëpër kampionate.
Vuçiq ka thënë se boksierët nga Kosova nuk janë lajmëruar për pjesëmarrje në Kampionatin Ndërkombëtar të Boksit, që po mbahet në Beograd.
“Është mirë që ambasadori gjerman në Prishtinë nuk ka reaguar kur u është ndaluar pjesëmarrja sportistëve tanë dhe klubeve tona, të cilat vetëm kanë dëshiruar të luajnë futboll. Siç mora vesh, ata nuk janë lajmëruar për pjesëmarrje, por vetëm kanë bërë shfaqje në kufi, kështu që, sinqerisht, nuk mund të merrem çdo gjë”, ka thënë Vuçiq në selinë e partisë së tij.
Në anën tjetër, Kosova ka paralajmëruar masa ndaj aktiviteteve sportive serbe në Kosovë. Mnistri i Kulturës dhe Sportit, Hajrulla Çeku tha se në Kosovë funksionojnë shumë struktura paralele të federatave serbe, në kundërshtim me ligjet e Kosovës.
Kampionati Botëror i Boksit, i cili sivjet mbahet në Beograd, filloi më 24 tetor dhe do të zgjasë deri më 6 nëntor. Por, Kosova nuk do të marrë pjesë në gara, pasi autoritetet e Serbisë nuk i kanë lejuar sportistët kosovarë të hyjnë në territorin e Serbisë.
Në këtë kampionat do të marrin pjesë rreth 650 garues nga 105 shtete. Kosovën në këtë kampionat ishte paraparë që ta përfaqësonin tre boksierë: Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami.
Federata e Boksit e Kosovës është bërë anëtare e Federatës Botërore të Boksit në vitin 2014.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje