PD kërkon ngritje të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore
Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Në kërkesën e firmosur nga 10 deputetë thuhet se Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit dhe zgjedhjeve të mëparshme të pa trajtuara.
Gjithashtu, në kërkesë thuhet se Partia Demokratike ka konstatuar 5 shkelje të rënda që minuan procesin demokratik të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit që kishin të bënin me shitblerjen e vote, përdorimin e paligjshëm të të dhënave personale si dhe ndryshime të njëanshëm në kushtetutë dhe kodin zgjedhor që sollën heqjen e koalicioneve.
Konstatimet e PD-së:
- Shitblerja masive e votës, e realizuar nga bashkëpunimi i kandidatëve të mazhorancës me elementë të krimit të organizuar;
- Shkrirja e shtetit dhe Partisë në pushtet në një të vetëm;
- Vjedhja dhe përdorimi i paligjshëm i të dhënave personale dhe sensitive;
- Ndalimi antikushtetues i të drejtës së emigrantë për të marrë pjesë në zgjedhjeve, veçanërisht atyre që jetojnë në Republikën e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut;
- Ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor, që sollën heqjen e koalicioneve dhe një format flete votimi, që prodhoi 83 mijë fletë votimi të pavlefshme.
“Secila prej këtyre problematikave, krahas rekomandimeve përkatëse u pasqyrua në mënyrë të detajuar edhe në raportin përfundimtar të Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, publikuar më 26.07.2021”, thotë Partia Demorkatike.
PD-ja bën me dije se Grupi Parlamentar i saj ka aktivizuar edhe një mekanizëm tjetër parlamentar “që ka të bëjë me ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit 2021, një prej detyrave kryesore të të cilit është edhe vlerësimi i nevojë për miratimin, korrigjimin apo ndryshimin e akteve ligjore”.
Partia Demokratike e ka kontestuar publikisht procesin zgjedhor të zhvilluar më 25 Prill 2021, duke e cilësuar si “masakrër zgjedhore”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi