PS dhe PD nuk gjejnë gjuhë të përbashkët në Komisionin Hetimor
Socialistët dhe demokratët nuk gjejnë gjuhë të përbashkët në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.
Edhe në mbledhjen e tretë, anëtarët debatuan për rendin e ditës, ku socialistët kërkuan që të përfshihej në rendin e ditës shqyrtimi i rregullores. Por kjo kërkesë nuk u pranua.
“U rrëzua fatkeqësisht, për këtë arsye rendi i ditës ngelet ai që është ofruar prej meje në cilësinë e kryetarit”, tha Enkelejd Alibeaj, deputet i Partisw Demokratike njëherazi kryetari i Komisionit.
Pas votimit, anëtarët e Partisw Socialiste u larguan për t’u rikthyer disa minuta më vonë, ku pas debateve të tjera vendosën të largoheshin përfundimisht nga mbledhja.
Me largimin e tyre, Alibeaj u përplas me administratën e kuvendit duke e paralajmëruar për kallëzim penal nëse ndërpritet transmetimi i mbledhjes.
“Nëse do të merrni urdhra të paligjshme apo do të keni iniciativë për të ndërprerë sinjalin televiziv, do të jem i detyruar për të ushtruar të gjitha të drejtat e mia si deputet dhe kryetar i komisionit për gjithkënd nga ju deri në kallëzim penal”, tha ai.
Pak sekonda më pas ndërhyri drejtoresha e shërbimeve të Komisioneve Parlamentare, Lefterie Luzi e cila i kërkoi Alibeajt ta ndërpriste pasi nuk plotësonte kuorumin pas largimit anëtarëve socialistë.
Por kërkesa e Luzit për Alibeajt ishte ndërprerje e mbledhjes dhe ndaj kërkoi ndihmën e gardës për ta larguar.
“Ju lutem nxirreni përjashta zonjën në fjalë”, tha ai.
Pak minuta më vonë, kuvendi hoqi sinjalin e transmetimit, por kjo nuk i ndaloi demokratët për të vijuar mbledhjen, të cilën disa minuta më vonë e transmetuan në rrjetet sociale.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet