BE gjobit Poloninë, Varshava do paguajë 1 milion euro në ditë për shkelje të ligjit

27 Tetor 2021 | 19:33

Polonia është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 1 milion euro në ditë për shkak të ligjit të kontestuar të saj që ndryshon sistemin e drejtësisë.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë, që vendosi gjobën, deklaron se masat do të jenë në fuqi derisa Varshava t’i bindet vendimit të saj të marrë në korrik, që kërkon pezullim të menjëhershëm të Dhomës Disiplinore të Gjykatës Supreme polake.

Aksioni ligjor u ndërmor nga Komisioni Evropian, që thotë se dhoma kërcënon pavarësinë e gjykatave dhe rrjedhimisht aplikimin e ligjit të BE-së.

“Nuk është një reagim i fortë, por një procedurë normale që tregon se nëse vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë injorohet, atëherë vendoset një gjobë. Dialogu me qeverinë polake zgjat prej 6 vjetësh dhe kjo ka çuar në një situatë ku vendimet e gjykatës janë injoruar dhe ashtuquajtura Gjykatë Kushtetuese në Poloni, që është një lodër e qeverisë, del hapur kundër ligjit të BE-së. Ndaj, fakti që Gjykata Evropiane po mbron sundimin e ligjit është një shenjë e mirë dhe do të ishte akoma më mirë nëse qeveri të tjera do t’i bashkoheshin betejës së Komisionit për demokracinë dhe sundimin e ligjit”, thotë Daniel Freund, euro-deputet i të Gjelbërve, Gjermani.

Shumë gjyqtarë polakë e shohin Dhomën Disiplinore si një vegël për t’u bërë atyre presion në favor të qeverisë polake.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki deklaroi javën e kaluar në Parlamentin Evropian se dhoma në fjalë do të shfuqizohet, por nuk dha një afat kohor.

Ndërkohë, një zëdhënës qeveritar reagoi duke thënë se, zbatimi i ndëshkimeve dhe shantazheve ndaj Polonisë nuk është rruga e duhur.

Gjobat mund të mbahen nga fondet që Polonia merr nga Brukseli.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026