Akuza për parregullsi në tendera, Rama i përgjigjet Bashës: Do ngelesh humbës
Tenderat me procedura korrekte janë ato të financuar nga Bashkimi Europian. Sipas kryedemokratit Basha pikërisht këto tendera nuk preferohen nga kryeministri sepse nuk ka akses për të manipuluar.
“Në tenderat e tu nuk ka konkurrencë sepse i ke përcaktuar ti jo vetëm rryshfetin, por dhe si do ndahet rryshfeti,” – u shpreh kryetari i PD-së.
Në deklaratën e tij në Kuvend Basha theksoi se ky është sistemi i ngritur nga Rama të cilin ai do e ruajë me çdo kusht deri në përfundim të mandatit të tij qeverisës.
Nga ana tjetër kryeministri pohoi se i ishte mirënjohës çdo fondi nga BE, ndërsa i sugjeroi kryedemokratit të “maste gjuhën” kur të fliste për hajdutëri.
“Po sikur të gjitha investimet e bëra nga qeveria shqiptare për shkollat një për një, në aspektin e kostos të jenë më të ulëta sesa investimet e bëra nga programi i Bashkimit Europian po në aspektin e kostos, për të njëjtat standarde dhe kritere? Çfarë i mbetet parafolësit. Parafolësit i mbetet ajo që i ka mbetur gjithmonë në fakt, humbja,” – deklaroi Rama.
Sa i takon akuzave se ende ka familje në çadra që nga tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë, kryeministri tha se janë gjithsej 400 familje që qëndrojnë në çadra për arsyet e tyre dhe jo sepse nuk kanë marrë bonusin e qirasë.
LEXONI GJITHASHTU:
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës