‘Berisha, Meta, vetingu në politikë…’, mbi 2 orë debat Rama-Basha

28 Tetor 2021 | 16:32

Mbi 2 orë debate dhe përplasje në Kuvend mes kryeministrit, Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha. Ka qenë kjo panorama e prodhuar në orët e para të seancës plenare, ku nuk munguan as akuzat për rindërtimin dhe vetingun e politikanëve.

Procesi i rindërtimit ka përplasur kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha në sallën e parlamentit. Ky i fundit e akuzoi kreun e qeverisë për korrupsion.

“Të vetmet tenderë me procedura korrekte janë ato të zhvilluara me fondet e BE që ti i urren sepse ti e di që aty nuk e përcakton dot siç përcakton çdo tender mbi 1 milion euro në zyrën tënde”, tha Basha.

“Mate mirë kur flet për hajdutëri dhe për hajdut dhe mate mirë kur tregon sesi shpërndahen paratë e lejeve të ndërtimit në zyrën e kryetarit të Bashkisë”, u përgjigj Rama.

Në 2 orë replika mes tyre, nuk munguan as akuzat politike. Kryedemokrati kërkoi nga Rama që të votohet vetingu i politikanëve, ndërsa vetë Rama u shpreh i hapur për ta diskutuar.

“E bëj unë i pari vetingun mos ki merak, të gjithë komponentët e tij, bëj ti i dytë dhe pastaj të gjithë të tjerët në këtë sallë. Ku e kë frikën ti? Pse të fle lepuri në bark?”, deklaroi kreu i PD.

“Është gjetje e lodhur në fakt, hajde ta diskutojmë siç meriton të diskutohet. Në qoftë se na del që kjo nismë është shpëtimtare për vendin patjetër që ne do ta votojmë”, tha kryeministri.

Larg vëmendjes së Bashës nuk ishte as Sali Berisha dhe për herë të parë as Ilir Meta. 

“Thuaje më ka marrë malli për Sali Berishën dhe për Ilir Metën, thuaje ta dëgjojnë të gjithë. Shko edhe ti në ‘Foltore’ zotëri ose fillo ‘Forltoren’ tënde. Bëni trekëndëshin e Bermudës dhe qani hallet bashkë të tre në qoftë se i keni të njëjta. Një pas një brinjët e trekëndëshit të Bermundës do të bien”, u shpreh Basha.

“Unë s’kam çfarë t’i mbajë me gajret ‘Foltores’, ‘Foltorja’ na mban me gajret ne. Mos na ço gjuhën aty ku të dhemb dhëmbi ty, të lutem. Ti vjen këtu ekzaktësisht duke lexuar Abetaren që të ka mësuar ai llumi nga i cili tani po na distancohesh”, reagoi Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026