Juristi Mustafaj: Shqiptarët e mbështesin median, edhe pse politikanët e quajnë burim shpifjesh
Reforma në drejtësi, veç fryteve që ka prodhuar, ka pasur edhe probleme në mënyrën se si ka funksionuar. Mirëpo, a i ka pasqyruar media këto probleme?
Për pedagogen Iris Luarasi, në media ka pasur disa artikuj kritikë për elementë që nuk shkonin me reformën në drejtësi.
Edhe juristi Dardan Mustafaj mendon se qytetarët shqiptarë e kanë vlerësuar kontributin e medias për informimin e tyre sa i përket gjendjes së gjyqësorit.
Ai u shpreh se populli shqiptar e ka mbështetur median, pavarësisht se shpesh herë është cilësuar nga eksponentë politikë dhe nga vetë kryeministri si “kazan” që ka nevojë për rregullim, me argumentin se është burim keqinformimi.
Qytetarët, megjithatë, mendojnë se media ka kontribuar pozitivisht në pasqyrimin e gjendjes sa i përket reformës në drejtësi, sipas juristit.
“Duket se qytetarët nuk e blejnë shumë këtë diskursin politik rreth pabesueshmërisë së mediave dhe rregullimit të saj”, u shpreh Dardan Mustafaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh