Profesionistë pa praktikë, nxënësit tregojnë vështirësitë gjatë pandemisë

29 Tetor 2021 | 07:51

Të mësosh një profesion, në një shkollë profesionale, por të mos bësh asnjë ditë praktikë. Kjo është historia e nxënësve që kanë ndjekur këto dy vite arsimin profesional në Shqipëri.

“Viti që kaloi kishte vështirësitë e veta për shkak të COVID. Degët tona janë me praktikë dhe nuk mundimin t’i kuptonim”, tha një nxënës.

Kjo mënyrë të mësuari është diktuar nga pandemia e COVID- 19, por nxënësit e shkollave profesionale pohojnë se nuk kanë marrë njohuritë e duhura për të dalë në punë.

“Mësimet kanë qenë shumë të reduktuara dhe praktikë nuk kemi marrë”, tha një tjetër.

Mësimi plotësues duket se ndihmon, por nuk  jep mundësinë për të  rifituar të gjitha dijet. Ndaj disa nxënës kanë gjetur zgjidhje alternative.

“Unë kam filluar punë pranë një servisi dhe kjo më ka ndihmuar shumë ndërsa për të tjerët s’di çfarë të them”, u shpreh një tjetër.

Të gjendur në këtë situatë drejtuesit e shkollave profesionale, iu kërkojnë bizneseve që të marrin në punë këta nxënës dhe t’i mësojnë përgjatë kohës.

“Biznesni që do i punësojnë duhet t’i ndihmojë. Duhet që tregu i punës të jetë mirëkuptues ndaj këtyre nxënësve”, tha nën drejtoresha  e shkollës profesionale  Karl Gega ne Tiranë, Orgesa Hoxha.

Mesazhet në what’s app kanë qenë metoda e përdorur edhe në mësimet e shkollave profesionale. Por nëse në shkollat e përgjithshme kjo ka sjellë vështirësi, këtu duket edhe më shumë mision i pamundur.

Mësimi profesional gjithmonë e më shumë po shihet nga të rinjtë si një mundësi e mirë për të gjetur një punë.

Por, në kushtet kur ky mësim ka mbetur në teori për dy vite, përveç vendeve të reja të punës, do nisin të na mungojnë edhe profesionistët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022