Gjiknuri: Të gatshëm për zgjedhje të pjesshme vendore
Për më shumë se 60 minuta është zhvilluar sot në ambientet e selisë së PS mbledhja e radhës e kryesisë së kësaj partie e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.
Në fokus të diskutimeve kanë qenë çështjet organizative dhe është diskutuar se çfarë do të bëjë PS për një riorganizim në të ardhmen.
Pas mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri u shpreh për mediat se janë gati për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore. Gjiknuri shtoi se Gjykata Kushtetuese nuk ka pse ta vonojë më vendimin.
I pyetur mbi kërkesën e demokratëve për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Gjiknuri tha se është thjesht çështje procedurash parlamentare dhe komisioni do të ngrihet.
Kryeministri Rama u ka lënë 100 ditë kohë socialistëve për të prezantuar dhe propozuar riorganizim dhe pritet që projekti me këto propozime të përfundojnë në muajin dhjetor.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.