Tërmeti në Dibër, 16 banesa të dëmtuara

Emrat e kandidatëve të PS për qarkun Elbasan
29 Tetor 2021 | 15:01

16 banesa u dëmtuan nga tërmeti i mëngjesit të së premtes në Dibër.

Grupet e punës në terren raportuan për dëme në:

  • 5 banesa në njësinë administrative Fushë-Bulqizë
  • 3 banesa në njësinë administrative Ostren
  • 3 banesa në njësinë administrative Gjoric
  • 1 banesë në njësinë administrative Shupenzë
  • 1 banesë në njësinë administrative Bulqizë
  • 1 banesë në njësinë administrative Zerqan

Ndërkohë nga lëkundjet e orës 12:23 me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter me epiqender rreth njësisë Kastriot Dibër, janë dëmtuar 2 banesa të vjetra dhe të amortizuara.

Mëngjesin e sotëm Shqipëria u trondit nga dy tërmete të njëpasnjëshme. I pari ishte me magnitudë 3.3 dhe epiqendrën në afërsi të qytetit të Elbasanit. Pak minuta më vonë një tjetër tërmet me magnitudë 4.4 ra në zonën e Dibrës.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026