‘Koalicioni për Liri të Mediave’, 18 kombe dënojnë përndjekjet ndaj gazetarëve në Rusi

29 Tetor 2021 | 21:35

Një grup prej 18 kombesh, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, nëpërmjet një deklarate kanë shprehur një “shqetësim të thellë” për “ngacmimet në rritje” nga qeveria ruse ndaj gazetarëve të pavarur dhe platformave të ndryshme mediatike.

Deklarata, e publikuar nën emrin ‘Koalicioni për Liri të Mediave’, është nënshkruar nga një sërë vendesh si Ukraina, Maqedonia e Veriut, Australia, Kanadaja, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Letonia, Sllovakia apo Sllovenia.

Në deklaratë nënvizohet se “liria e mediave është shumë e rëndësishme për funksionim të shoqërive të lira dhe të hapura, si dhe është thelbësore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”.

Autoritetet ruse janë akuzuar për shtypje të mediave të pavarura, grupeve për shoqëri civile, aktivistëve dhe pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë, si dhe për përdorim të të ashtuquajtuarit ligj për “agjentë të huaj”.

Një nga rastet konkrete përfshijnë atë ku autoritetet ruse në Krime kanë paditur korrespodentin e Radios Evropa e Lirë, Vladyslav Yesypenko, i cili mund të dënohet me 18 vjet burgim.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026