Re të zeza mbi La Palma, shpërthimet e llavës vijojnë për të gjashtën javë
30 Tetor 2021 |
17:02
Retë mbuluan vullkanin Cumbre Vieja të shtunën në ishullin spanjoll La Palma, ku shpërthimet vijuan për të gjashtën javë rresht.
Banorët ndërkohë ishin të zënë duke pastruar hirin vullkanik nga tryezat e restoranteve dhe nga rrugët.
Llava ka mbuluar thuajse 900 hektarë tokë, ka shkatërruar 2 mijë ndërtesa dhe shumë plantacione me banane, që kur vullkani nisi nga aktiviteti më 19 shtator.
Kryeministri Pedro Sanchez deklaroi se qeveria e tij do të përshpejtojë lëvrimin e ndihmave për industritë e dëmtuara të ishullit, të bazuara kryesisht tek agrikultura dhe peshkimi.
Ndërkohë, mbi 7 mijë personave u është dashur të braktisin banesat. Megjithatë, edhe pse aktiviteti vullkanik ka gjasa të vazhdojë, banorët janë të prirur të qëndrojnë në ishull.
Lajme të Sugjeruara
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë