Dhuna në familje, qëndrimi në karantinë shton rastet e agresionit në Evropë

15 Prill 2020 | 16:53

Teksa coronavirusi përhapet në rrugët e shkreta, brenda në shtëpitë e njerëzve ka një kërcënim të madh. Miliona njerëzve u është thënë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, por disa e gjejnë veten në izolim social me një partner abuziv.

Autoritetet thonë se të dhënat e pakta që kanë deri më tani shfaqin një tablo shqetësuese për mijëra njerë që ndodhen në rrezik.  

“Dhuna në familje ka të bëjë me pushtetin dhe kontrollin. Me dikë që përpiqet të kufizojë atë që jeni, si jeni dhe ç’mund të bëni. Dhe kjo situatë rrit të gjitha prirjet për dhunë”, shpjegon Suzanne Jacob, nga shoqata “Save Lives”. 

Italia dhe Spanja, dy vende të prekura ndjeshëm nga epidemia, kanë raportuar vdekje nga dhuna në familje gjatë javëve kur qëndrimi në shtëpi ka qenë i detyrueshëm.

27-vjeçarja Lorena Kuaranta ndodhej pak javë larg diplomimit në mjekësi. Në fillim të prillit, partneri i saj i tha policisë se e kishte vrarë teksa ndodheshin të mbyllur në shtëpi.

Në Francë, raportimet për dhunë në familje u rritën me mbi 30 për qind gjatë ditëve të para të karantinës, me shumicën e rasteve të verifikuara në Paris.

“Shumë qeveri janë vënë në lëvizje për t’iu përgjigjur këtij kërcënimi. Në disa vende evropiane, përfshirë Francën, farmacitë janë kthyer në pikë takimi. Viktimat mund të përdorin kodin e punës për të kërkuar ndihmë. Dhe për ata që nuk lëvizin, një shërbim sms u lejon viktimave të kërkojnë ndihmë në heshtje”, tregon Ryan Thompson.

Thirrjet për të mbështetur linjat telefonike janë të shumta në Evropë dhe viktimat po përfitojnë nga burimet që kanë në dispozicion. Por grupet e avokatisë thonë se mund të bëhet më shumë.

“E vlerësoj faktin që qeveria franceze po përpiqet të gjejë zgjidhje. Por aktualisht ajo që na duhet është të punësojmë staf që di të merret me rastet e dhunës në familje e që mund të ndihmojnë policinë. Këto ditë policia është në vijën e parë, pasi ajo është lajmëruar për çdo rast. Por kjo nuk mjafton dhe ata nuk janë të përgatitur për këtë lloj dhune”, thotë Caroline de Haas, nga organizata Nous Toutes. 

De Haas thotë se do të donte të kishte më shumë mbrojtje, duke vënë në dukje vende si Danimarka ku autoritetet garantojnë dhoma hoteli për viktimat, me shpresë së mund të gjejnë pakëz ngushëllim brenda.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026