Gjykata lë në qeli të arrestuarit për tenderin e zjarrfikëses në Durrës
Gjykata e Posaçme ka lënë në qeli të arrestuarit për abuzimin me tenderin e zjarrfikëses në Bashkinë Durrës.
Gazetari Merin Maçi raporton se gjykata ka vendosur ‘arrest me burg’ për zyrtarët e bashkisë: Adriatik Velaj, Muhamed Likazhiu, Artan Taho, Kastriot Beqaraj, Gjergj Markolaj dhe Indrit Marmuhaj.
Ndërkohë janë lënë në qeli 2 nga 4 administratorët e firmave që u favorizuan, Albjon Bushi dhe Riza Sulaj.
Ndësa për 2 të tjerët, gjykata ka vendosur “arrest shtëpie” për Lulzim Ramin dhe “detyrim paraqitje” për Elona Ramin.
SPAK arrestoi 6 zyrtarët e Bashkisë Durrës për abuzim me një tender në vlerën e 7 milionë lekëve. Nga hetimet rezultoi se automjeti i blerë për zjarrfikëset e qytetit është jashtë funksionit dhe nuk është përdorur në raste ndërhyrjesh emergjente.
Tenderi është zhvilluar nga bashkia e Durrësit në qershor të 2020-ës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Blenë zjarrfikëse të prishur, SPAK arreston 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës
- 8 të arrestuar në Durrës për abuzim me tenderët
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës