Zgjedhjet lokale në RMV, kreu i VMRO-DPMNE shpall fitoren

31 Tetor 2021 | 22:22

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski ka shpallur fitoren e opozitës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokalen në Maqedoninë e Veriut. Lideri i opozitës falenderoi qytetarët për votëbesimin si dhe partitë shqiptare që ishin pjesë e koalicionit.

Mickoski u shpreh se ata si opozitë rrëzuan të gjitha barrierat dhe treguan se në RMV është e mundur një bllok tjetër qeverisës dhe shtoi se tani presin zgjedhje parlamentare.

“Maqedonia nga sot do të filloj të ëndërrojë. Të gjithë bashkë për Maqedoninë e së ardhmes. Kjo është dita kur do fillojnë ndryshimet. Ndryshimet për çdo njeri për një jetë më të mirë. Kjo është fitorja e të gjithë qytetareve. Falënderoj të gjithë qytetarët që kanë dalë të votojnë sot. Falënderoj të gjithë komunitetet pa dallim feje apo bindje”, tha kreu i VMRO-DPMNE.

“Sot fituam të gjithë bashkë. Falënderoj Alternativën, Aleancën për Shqiptarët dhe të majtën sepse sot hodhëm poshtë të gjitha barrierat. Kjo na tregoi se një opozitë e bashkuar mund të fitojë. Maqedonia pa korrupsion, pa mafie. Shumë shpejt presim zgjedhje të ardhshme parlamentare”, përfundoi Mickoski.

LSDM humb Shkupin, fiton Arsovska

Partitë e opozitës në Maqedoninë e Veriut kanë fituar shumicën e komunave në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Kandidatja e pavarur për Shkupin e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe partitë shqiptare në opozitë, Danella Arsovska ka shpallur fitoren.

“Nuk mund të shpreh me fjalë se të gjithë ju shkupjanet e keni përkrahur vizionin tim dhe keni përkrahur projektet që i kam theksuar në këtë fushatë. Por mbi të gjitha, çfarë keni zgjedhur të besoni në humanizëm dhe çfarë theksuat se jeni kundër fushatave të zeza dhe çfarë ma dhatë besimin tuaj në katër vitet e ardhshme”, tha Arsovska.

Ajo tha se Shkupi më në fund pas 30 viteve do të ketë grua në krye të këtij institucioni.

“E madhe është fitorja, mbi 20 mijë vota është diferenca dhe shpresoj nesër të gëzohemi për të ardhmen e re të Shkupit”, deklaroi Arsovska.

Nga numërimi i 66% të votave Arsovska ka marrë 55,68% të votave kurse Petre Shilegov i LSDM-së me 40,75%.

Bashkimi Demokratik për Integrim balotazhin për zgjedhjet lokale e ka vlerësuar si demokratik ndërsa publikoi fitoren e partisë së tij në shtatë komuna.

“Zgjedhjet janë zhvilluar sipas të gjitha standardeve demokratike. Ishte një proces me rëndësi për të ardhmen e komunave. BDI ka fituar Strugën, Kërçovën, Dollnenit, Çairit, Bogovinës, Tearcës dhe në Haraçinë”, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Por BDI ka humbur në dy komunat më të rëndësishme, Tetovën dhe Gostivarin.

Në komunën e Tetovës, kandidatja për kryetare komune, Teuta Arifi ka pranuar humbjen.

Për Komunën Dibër, kur janë numërua gati 96% e votave kryeson kandidati i Aleanca për Shqiptarët, Hekuran Duka me 49,29% përballë kandidatit të BDI, Bekim Pocesta me 46,52%.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026